Raporti Kombëtar i Zhvillimit Njerëzor
Raporti i zhvillimit njerëzor analizoi se si institucionet demokratike të Shqipërisë i shërbejnë qytetarëve - përmes syve të qytetarëve. Deri në çfarë mase është funksionale demokracia Shqipëtare? Çfarë mungon dhe si mund të ndihmojnë qytetarët të ndërtojnë një sistem që punon për të mirën e tyre-duke i dhënë fund tranzicionit të zgjatur të vendit.Përmes një qasje inovative,dhe metodologjisë së orientuar qytetare, raporti i plotëson argumentat e ekspertëve me pikëpamjet individuale nga të gjitha shtresat e shoqërise, të rinj urbanë dhe ruralë, gra, të pasur apo të varfër. Raporti jep informacion për gjendjen e demokracisë në Shqipëri gjatë këtyre dy dekadave, sukseset dhe dështimet e saj përmes përmbajtjeve të vogla, informacioneve grafike dhe mini anketave periodike, duke përfshire qytetarët nga i gjithë vendi në proçes, përmes fushatave të ndryshme në facebook dhe me email. Ne ndihmuam njerëzit për të dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e nje raporti vërtetë të ndryshëm të Zhvillimit Kombëtar Njerëzor në Shqipëri. Projekti u finalizua me një grafik informues të rezultateve.